Pas largimit me dëshirën e tij të Javier Mascherano, Inter Miami është vënë në kërkim të një trajneri të ri. Sipas “Sport”, Xavi Hernandez është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e klubit të MLS-së. Filozofia e spanjollit duket se përshtatet më së miri me atë që kërkon Inter Miami, por ka dhe një arsye tjetër madhore.
Janë pikërisht ish-shokët e tij te Barcelona, Leo Messi, Luis Suarez dhe Sergio Busquets, që po e shtyjnë Xavi-n të pranojë propozimin e klubit amerikan. Megjithatë, vetë Xavi është i dyzuar, pasi duket se preferon më shumë të drejtojë një ekip elitar në ligat kryesore të Europës.
Edhe pse ka pasur disa oferta brenda Euopës, por edhe në vendet e tjera si në Arabinë Saudite, Xavi ka refuzuar dhe nuk ka pranuar të drejtojë asnjë ekip pas largimit nga Barcelona. Arsyeja sipas tij është se po kërkon një projekt ambicioz.
The post Messi dhe Suarez zgjedhin trajnerin e ri të Inter Miami, vetë 46-vjeçari nuk është plotësisht i bindur appeared first on Telesport.









