Milan bie në Reggio Emilia, Sassuolo “spektakël” ndaj kuqezinjve (video)

Sassuolo ka fituar 2-0 ndaj Milanit, në sfidën e javës së 35-të të luajtur në “Mapei Stadium – Città del Tricolore”. Sfida u zhbllokua që në minutën e 5-të, ku pas një topi të humbur nga Ardon Jashari në zonën e tij dhe kundërsulmi të shpejtë të vendasve, ishte Domenico Berardi, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 24-të, gjërat u vështirësuan akoma edhe më shumë për kuqezinjtë pasi mbetën me një lojtar më pak në fushë. Fikayo Tomori merr dy kartonë të verdhë në pak minuta dhe largohet nga fusha.

Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit, të cilët e nisin edhe pjesën e dytë shumë mirë duke gjetur golin që në fillim. Ishte francezi Armand Lauriente, i cili shënoi një gol tejet të bukur me një goditje fantastike brenda zonës në minutën e 47-të.

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Sassuolo fiton 2-0 dhe ngjitet e 9-të me 49 pikë. Milan mbetet në vendin e tretë me 67 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Milan bie në Reggio Emilia, Sassuolo “spektakël” ndaj kuqezinjve (video) appeared first on Telesport.