Spanja mund 2-1 Belgjikën dhe shkon në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me Francën. Në sfidën e luajtur në “SoFi Stadium” në Los Angeles, Spanja vuajti shumë ndaj Belgjikës, duke fituar në minutat e fundit.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 30-të, ku pas një krosimi të Pedro Porro nga krahu i djathtë, fillimisht ishte Dani Olmo që goditi, por u ndal nga Thibaut Courtois. Fabian Ruiz ndoqi aksionin deri në fund dhe shtyu topin në rrjetë.
Në minutën e 41-të, në të parin rast të rrezikshëm, Belgjika gjen golin e barazimit me Charles De Ketelaere, i cili shënon me kokë, pas krosimit që mori nga Timothy Castagne.
Ky është goli i parë që Unai Simon dhe Spanja pësojnë në Botëror. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Në minutën e 55-të, Belgjika kishte një mundësi të mirë shënimi, por goditja e De Cyuper përfundon në rrjetën e jashtme. Në minutën e 63-të, Spanja iu afrua golit të dytë me Mikel Oyarzabal, por Thibaut Courtois bëri në fund një pritje vendimtare.
Në minutën e 71-të, Belgjika bën një zëvendësim të detyrueshëm. Largohet Courtois mes lotësh, i dëmtuar dhe futet Senne Lammens.
Në minutën e 88-të, goditje e fuqishme nga Cubarsi nga distanca, e cila nuk grushtohet në mënyrën e duhur nga Lammens, aty përfiton Mikel Merino, i sapo futur në fushë dhe dërgon topin në rrjetë.
Të njëjtën gjë, Merino bëri edhe në ndeshjen ndaj Portugalisë, ku shënoi golin vendimtar pak minuta pasi kishte në fushë. Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Spanja fiton 2-1 dhe tani e pret një finale e parakohshme, ajo ndaj Francës.
The post Mikel Merino është “asi nën mëngë” i Spanjës. Belgjika dorëzohet në fund (video) appeared first on Telesport.








