MIE: Për herë të parë në 104 vite të kapitenerisë shqiptare, do të ketë një inspektore femër
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Republikës së Shqipërisë, njofton se për herë të parë në 104 vite të krijimit të Kapitenerisë Shqiptare do të ketë inspektoren e parë femër.
Njoftimi i plotë:
Një lajm të bukur na e sjell Drejtoria e Përgjithshme Detare.
Për herë të parë në 104 vite të krijimit të Kapitenerisë Shqiptare, sot ajo do të ketë inspektoren e parë femër, quhet Elmira Xhafa dhe është vetëm 24 vjeç.
Duke sjell një risi dhe ndryshim në mentalitetin e kapitenerise, i urojmë Kapitene Elmira Xhafa, suksese!