Messi për raportin me CR7: Asgjë personale, vetëm rivalitet natyral sportiv mes nesh

Lionel Messi foli sërish për rivalitetin e gati dy dekadave me Cristiano Ronaldon në futboll, sidomos kur të dy luanin në La Liga, me Barcelonën dhe Real Madridin: “Ajo që ndodhi ishte një rivalitet i bukur sportive. Ishte diçka natyrale në botën e futbollit. Unë isha te Barcelona dhe ai te Real Madridi, teksa konkuronim për gjithçka, si kolektivisht ashtu edhe individualisht, ndaj njerëzit gjithmonë na krahasonin.

Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë e mirë dhe me respekt, gjithçka që ndodhi ishte thjesht rivalitet sportiv. Nuk kishte asgjë personale. Nuk takoheshim shpesh, përveç ndeshjeve ose ceremonive të çmimeve, por gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira. Tani jemi në etapa të ndryshme të jetës sonë, por ajo që ndodhi ishte një rivalitet i bukur sportiv”.

The post Messi për raportin me CR7: Asgjë personale, vetëm rivalitet natyral sportiv mes nesh appeared first on Telesport.