Interi “blindon” rekordmenin Dimarco; do të ushtrohet klauzola e rinovimit njëanshëm

Për këmbën dhe numrin e asisteve, ai është “10-shi më i mirë jo numër 10” në Europë. Federico Dimarco, me 18 asiste këtë sezon, është një lloj miniere ari për Cristian Chivu, i cili, pas një sezoni disi nën pritshmëri, e ka rikthyer në nivele shumë të larta.

Nuk është rastësi, ndaj Interi ka vendosur “ta blindojë” mbrojtësin e majtë dhe të ushtrojë klauzolën e njëanshme në kontratën e tij, duke e zgjatur afatin nga 2027 në 2028. Një zgjedhje më se logjike, por ende e përkohshme, pasi menjëherë më pas klubi dhe lojtari do të ulen për të diskutuar një rinovim më të gjerë, ndoshta deri më 2030, me rritje të pagës aktuale prej 4 milionë eurosh.

Një rritje më se e merituar, duke parë shifrat. Siç u tha, Dimarco sapo ka vendosur rekord falë dopietës së asisteve kundër Torinos (i pari për Thuram, i dyti nga këndi për Bisseck), duke arritur në 18 asiste në 32 ndeshje (plus 6 gola). Para tij, rekordi i përkiste Papu Gomez (16 asiste me Atalantën). Edhe për këtë arsye, Interi synon ta mbajë të paktën edhe dy sezone.

The post Interi “blindon” rekordmenin Dimarco; do të ushtrohet klauzola e rinovimit njëanshëm appeared first on Telesport.