Sonte zhvillohet dueli i vitit për boksierin shqiptar Haxhi Krasniqi. Ai për kundërshtar do ta ketë gjermanin Stefan Haertel.
Kjo ndeshje ishte shtyer nga nëntori i vitit të kaluar pasi që Haertel nuk ishte në gjendje të boksonte për shkaqe shëndetësore.
Tani pas gjashtë muajve Krasniqi, duket të jetë në formë sidomos pas fitores në duelin kundër Rony Landaeta, ku Robini e fitoj me pikë.
Magdeburgu është vend i veçantë për Haxhiun pasi ai ka jetuar gjashtë vite. Ndeshja për titullin evropian në kategorinë e mesme do të zhvillohet pikërisht në këtë vend.
Meçin mund ta shikoni këtu.