Me ftesë të Ushtrisë Amerikane, FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar në Gjermani

 

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Combined Resolve 25”, që po mbahet në Gjermani.

Në një njoftim zyrtar, FSK-ja ka treguar se i është bashkuar këtij ushtrimi ushtarak me ftesë të Ushtrisë Amerikane.

“FSK i është bashkuar ushtrimit me ftesën e Ushtrisë Amerikane, duke synuar ngritjen profesionale, forcimin e ndërveprimit me shtetet partnere dhe rritjen e gatishmërisë për të vepruar në një mjedis të kombinuar shumëkombësh. Gjithashtu, pjesëmarrja në “Combined Resolve 25” ofron mundësinë për shkëmbimin e përvojave me forcat ushtarake të shteteve të NATO-s, dhe partnere pjesëmarrëse në ushtrim” – ka njoftuar FSK-ja.