“Me diell e vranësira”, IHMK tregon çfarë moti do të kemi gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme (13–17 korrik) do të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm, me intervale me diell dhe vranësira.

Në fillim të javës temperaturat do të jenë pranë mesatareve sezonale, ndërsa nga mesi i javës pritet rritje graduale e tyre, me vlera maksimale që do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.Sipas parashikimit, nga e mërkura deri të enjten parashihen vranësira konvektive, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu, shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkime rrufesh. Ndërkaq, të premten pritet stabilizim gradual i motit dhe rikthim i intervaleve më të gjata me diell.