Mbetet në fuqi dënimi me 16 vjet burg për vrasësin e Martin Canit

jykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për vrasjen e të miturit Martin Cani.
Përlleshaj u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur, raporton Euronews.al, transmeton Paparaci.

Për vrasjen e Martin Canit, Gjykata e Tiranës kishte caktuar dënimin me 12 vite burg, ndërsa për tentativën e vrasjes së Luis Meçes vendosi 10 vite burg. Pas bashkimit të dënimeve, Mario Përlleshaj u dënua përfundimisht me 16 vite heqje lirie, vendim që tashmë është lënë në fuqi edhe nga Apeli.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, babai i Martin Canit, Engjëll Cani, u shpreh se ishte dhënë një lloj drejtësie, por familja kishte kërkuar një dënim më të rëndë.

“Është dhënë një lloj drejtësie, por ne kërkonim më shumë”, tha ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes të miturve që kishte nisur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Konflikti përfundoi me vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes.