Kylian Mbappé ka arritur një tjetër rekord mbresëlënës në Kupën e Botës. Sulmuesi francez ka shënuar 11 gola vetëm në fazat me eliminim direkt, po aq sa Cristiano Ronaldo ka realizuar në të gjitha pjesëmarrjet e tij në Botëror.
Dallimi është edhe më i jashtëzakonshëm kur shihet shpërndarja e golave: të 11 golat e Mbappés kanë ardhur në ndeshjet me eliminim direkt, aty ku presioni është maksimal dhe gabimet nuk falen. Ndërkohë, Ronaldo i ka shënuar 11 golat e tij në total, duke përfshirë fazën e grupeve dhe atë me eliminim direkt, në të gjitha eidicionet.
Në moshën vetëm 27-vjeçare, Mbappé po ndërton një trashëgimi historike në kompeticionin më të madh të futbollit. Ai tashmë ka fituar një Kupë Bote, ka luajtur një tjetër finale dhe vazhdon të ngjitet me ritme të frikshme në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e kompeticionit.

Francezi po dëshmon se është një nga lojtarët më vendimtarë që ka parë ndonjëherë faza me eliminim e Kupës së Botës. Nga një kapiten legjendar te tjetri. Mbappé barazon Deschamps, por fundi duket shumë larg
Kylian Mbappé ka arritur një tjetër moment historik me kombëtaren franceze. Sulmuesi 27-vjeçar ka regjistruar 103 paraqitje me fanellën e “Gjelave”, duke barazuar trajnerin e tij, Didier Deschamps, i cili e mbylli karrierën si lojtar me po aq ndeshje për Francën.
Dallimi është se, ndërsa Deschamps e arriti këtë shifër në fund të karrierës së tij si kapiten dhe kampion bote në vitin 1998, Mbappé sapo ka hyrë në kulmin e karrierës. Me ritmin aktual dhe nëse vazhdon të jetë i shëndetshëm, ai ka gjasa reale jo vetëm ta kalojë Deschamps, por edhe ta dyfishojë numrin e paraqitjeve të tij me kombëtaren.
Kapiteni aktual i Francës tashmë ka fituar një Kupë Bote, ka luajtur një tjetër finale dhe vazhdon të thyejë rekorde si në gola, ashtu edhe në paraqitje. E ardhmja duket premtuese për Mbappén, i cili është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Francës.
The post Mbappé barazon Ronaldon në Botëror, por me një dallim të jashtëzakonshëm appeared first on Telesport.








