Mateo Kovacic do të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere, edhe pse kontrata i skadon në qershorin e vitit të ardhshëm. Sezonin e fundit, kroati luajti një rol dytësor.
Po ashtu, trajneri i ri i Manchester City, Enzo Maresca,e ka vendosur emrin e koratit në listën e “tepricave”, që do të thotë që nuk bën pjesë në projektin e tij.
Sipas Football Insider, destinacioni i ri i Kovacic do të jetë Serie A. Për kroatin ka një interes të madh nga Milan dhe Juventus. Vlera e tij në treg është 10 milionë euro, sipas Transfermarkt.
Kujtojmë që Kovacic e njëh mirë Italinë dhe Serie A, pasi ka qenë më parë pjesë e Interit për dy sezone.
The post Maresca e konsideron si “tepricë”. Kovacic e mbyll me Man. City dhe do të rikthehet në Serie A appeared first on Telesport.








