“Jam shumë i lumtur këtu”! Po shkëlqen në këtë Botëror, sulmuesi i Spanjës refuzon transferimin te Barcelona

Mikel Oyarzabal është padyshim një nga lojtarët më të mirë deri tani në këtë Botëror. Sulmuesi ka shënuar 4 gola për Spanjën dhe ka dhënë 1 asist. Prej javësh të tëra po përflitet për një interesim të Barcelonës ndaj Oyarzabal.

Katalanasit janë në kërkim të një zëvendësuesi për Robert Lewandowskin dhe një nga alternativat është Oyarzabal. Në një intervistë të fundit për Marca, sulmuesi ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit te Barcelona këtë verë, duke u shprehur se është shumë i lumtur te Real Sociedad.

“E kam thënë tashmë se jam shumë i lumtur në Real Sociedad. Ky klub për mua ka qenë një shtëpi, një vend ku jam ndjerë i sigurt dhe i mbështetur prej tyre, edhe në kohët më të vështira, kur isha në gjendjen time më të keqe. Falë Real Sociedad jam këtu. Kaq është”, tha Oyarzabal.

“Familja ime jeton dhjetë minuta larg shtëpisë sime, vjehrrit e mi jetojnë gjysmë ore larg, miqtë e mi jetojnë gjysmë ore larg dhe kam një rreth të ngushtë miqsh të cilët, nëse kam nevojë për diçka në çdo ditë, do të më ndihmojnë brenda dy minutash”, shtoi sulmuesi i Spanjës.

The post “Jam shumë i lumtur këtu”! Po shkëlqen në këtë Botëror, sulmuesi i Spanjës refuzon transferimin te Barcelona appeared first on Telesport.