Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona i është rikthyer punës së tij si trajner.
Pas aventurës së fundit në kategorinë e dytë meksikane te Dorados de Sinaloa, tani ai ka marrë drejtimin e klubit argjentinas, Gimnasia La Plata
Maradona ka nënshkruar me klubin e Gimnasias deri në fund të sezonit aktual.
Pasi la një shenjë të madhe në futbollin argjentinas si futbollist, tashmë El Pibe de Oro, do të kërkojë të bëjë edhe në rolin e trajnerin me skuadrën e Gimnasia La Platas që në sezonin e kaluar u rendit në vendin e 18-të./Zëri