Nga data 21 deri më 23 gusht, do të jetë e mundur, duke marrë pjesë në ankandin e organizuar nga shtëpia “Heritage Auctions”, të sigurohet topi me të cilin Diego Armando Maradona shënoi golin legjendar me “Dorën e Zotit”, duke befasuar portierin Peter Shilton.
Kushti? Të kesh gati të paktën 2.5 milionë dollar. Kjo është shuma fillestare e ankandit për këtë relike të futbollit. Parashikimet, megjithatë, e vendosin çmimin shumë më lart, mendohet se mund të arrijë në 9 apo edhe 10 milionë dollarë.
Për 9.3 milionë dollarë ishte shitur më parë fanella e veshur nga “Pibe de Oro” në atë ndeshje. Bota e koleksionistëve vazhdon të zgjerohet në mënyrë spektakolare, me rekordet e shitjeve të kartave dhe relikeve sportive që thyhen çdo vit.
Aktualisht, objekti koleksionues më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë, duke përjashtuar veprat e artit, është karta Pokémon “Pikachu Illustrator” e vlerësuar me PSA 10, e cila u shit në ankand për plot 16.5 milionë dollarë.







