Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit.
Tahiri ka thënë se, sipas tij, qëllimi i pushtetit mbetet keqpërdorimi dhe cenimi i rendit kushtetues, duke e cilësuar situatën politike si shqetësuese.
Qëllimi i tyre mbetet i njëjtë, me abuzu, me keqpërdor, me cenu rendin kushtetues. Nuk është ditë e mirë, nuk ka qenë as mbrëmë situata e mirë, për shkak se në mënyrë direkte është cenu rendi kushtetues. Ne e dimë që Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti e kanë numrin e mjaftueshëm të votave që me zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe me funksionalizu Kuvendin. Mirëpo e shohim se refuzojnë me propozu emra, refuzojnë me funksionalizu Kuvendin dhe preferojnë që në vazhdimësi me prodhu krizë politike.”, ka deklaruar Tahiri.








