Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pas ndërprerjes së seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila u shoqërua me tensione.
Kurti tha se në vazhdimin e seancës nuk u propozua një emër për kryetar të Kuvendit, pasi, sipas tij, i kanë votat e nevojshme.
“Në vazhdimin e seancës konstituive nuk propozuam një emër për kryetar Kuvendi, meqenëse i kemi votat”, tha Kurti.
Ai bëri thirrje për dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje mes subjekteve politike.
“Nuk ka kuptim që të mos bëjmë marrëveshje, nuk ka kuptim të mos bashkëbisedojmë”, u shpreh ai.








