Gjini pas incidentit me vezë: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka reaguar pas incidentit në Kuvend, ku deputetja e kësaj partie, Time Kadriaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Gjini ka dalë në mbështetje të deputetes Kadriaj, duke theksuar kontributin e saj ndaj vendit.

“Timja kurrë nuk ka munguar për vendin”, ka shkruar Gjini.