Në një market të rrjetit “Maxi” në lagjen Emshir të Prishtinës është evidentuar një rast i mospërputhjes së çmimit të një produkti në raft me atë të faturuar në arkë.
Sipas fotografive të siguruara, një deodorant për meshkuj “Dove Men” në raft është i shënuar me çmim 3.79 euro, ndërsa në faturën e blerjes i njëjti produkt është faturuar me 4.09 euro.
Në dokumentin e faturës shihet se blerja është realizuar në ora 21:08 më 14 qershor 2026, ndërsa fotografia e raftit është realizuar menjëherë pas pagesës, në ora 21:10.








