Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen derbi të javës së 24-të në Ligën Premier.
City ka vazhduar serinë e fitoreve, duke çuar në 11-të numrin e fitoreve radhazi pas triumfit ndaj Spurs në Etihad Stadium.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por edhe përkundër rasteve të shumta, vetëm një herë u tund porta.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 23-të dhe ishte mesfushori Rodri, i cili shënoi për 1-0 nga penalltia.
Në pjesën e dytë, City vazhdoi lojën më të mirë dhe rritjen e rasteve, ndërsa shënuan edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.
Ishte mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, i cili shënoi në minutën e 50-të për 2-0, ndërsa në minutën e 66-të për 3-0 pas asistimit të portierit Ederson dhe ky doli të jetë rezultati final.
Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e parë me 53 pikë apo shtatë më shumë ndjekësit e Manchester Unitedit, ndërsa Spurs renditen të tetit me 36 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=O32QPlYUYkA