Një zjarr i madh ka përfshirë një deponi hekurishtesh në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Siç shkruan KP, dyshohet se brenda deponisë ndodhen edhe bombola të gazit.
Për shkak të situatës së krijuar është bllokuar rruga për qarkullimin e automjeteve në hyrje të Mitrovicës, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet kanë marrë masa, ku aktualisht në qytetin e Mitrovicës mund të ketë qarkullim vetëm nga Tuneli dhe përmes fshatit Zasellë.
Ndërkohë, Klankosova.tv. ka tentuar të kontaktojë Policinë e Mitrovicës së Jugut por deri në këto momente nuk ka qenë e qasshme.









