Falë perfomancave të tij të qëndrueshme në sezonin e fundit me Lille dhe mbi të gjitha nga paraqitja që bëri në Botëror me Marokun, Ayoub Bouaddi është një nga emrat më të lakuar në merkato.
Për momentin, Manchester City duket më afër 18-vjeçarit maroken. Duke ditur interesin e madh për mesfushorin, drejtuesit e Manchester City janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e Bouaddit, sipas The Guardian.
Kjo shifër nuk vjen rastësisht, por vjen pas paralajmërimit të presidentit të Lille, Oliver Letang, i cili la të kuptohej se përderisa janë paguar mbi 100 milionë euro për lojtarë si Sandro Tonali dhe Elliot Anderson atëherë dhe klubi francez do të kërkojë mbi 100 milionë euro për Bouaddin.
The post Man. City përgatit “çmendurinë” e radhës, 100 milionë euro për lojtarin që shkëlqeu në Botëror appeared first on Telesport.








