Eliza Hoxha, deputete e zgjedhur nga PDK, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, se nuk ka vullnet politik për formimin e institucioneve të reja dhe se po e zvarrit procesin përmes takimeve politike.
Në emisionin FIVE, Hoxha tha se Kurti po zhvillon takime vetëm sa për të krijuar përshtypjen se po punon për krijimin e institucioneve, ndërsa sipas saj, në të njëjtën kohë po përgatit terrenin për zgjedhje të reja.
“Duket se zotit Kurti nuk i ngutet fare, edhe vazhdon dhe bën lojën e takimeve sa për të thënë sa për të dëgjuar. Nëse nuk ka vullnet politik për të krijuar institucioneve atëherë do të ketë ping-pong të fjalive të cilat zoti Kurti do t’i përdor në çfarëdo lloj mënyre qoftë shkuarjen në takime qoftë mos shkuarjen dhe pozicionimin e partive politike karshi këtij procesi në një kontekst të ri për të bërë dy lëvizje paralele gjoja se po mundohet të krijoj institucionet dh enë anën tjetër të krijoj kontekst për të shkuar sërish në zgjedhje. Sepse e ka thënë që i duhen 80 deputetë dhe duket qartë që nuk ka vullnet për të shtruar terren për ta bërë presidentin”, ka deklaruar Hoxha.
Ajo shtoi se PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe nuk është duke diskutuar për çështjen e presidentit, duke theksuar se Kurti duhet ta kërkojë konsensusin te deputetët e tjerë në Kuvend.








