Lushaku-Sadriu e Rama dalin bashkë në terren, jep një zotim për tregun e madh

Jehona Lushaku-Sadriu ka dalur sot në terren bashkë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Kandidatja me numër 6 e LDK-së ka premtuar se do të merr iniciativë për rregullimin e statusit të Tregut të Madh dhe realizimit të një projekti që e kthen këte treg në qendër moderne tregtare.

“Bashkë me kandidatët e Prishtinës për deputetë të LDK-së dhe kryetarin e Kryeqytetit Përparim Rama vizituam Tregun e Madh. Një qeverisje qëndrore, që e harron Tregun më të madh të vendit nuk meriton përkrahjen! Unë do të marr iniciativa për rregullimin e statusit të Tregut të Madh dhe realizimit të një projekti që e kthen këte treg në qendër moderne tregtare”, shkruan Lushaku në njoftim.