Londrimi dhe Klodi u bënë miq që nga dita e parë në “Big Brother VIP Kosova”. Marrëdhënia e tyre ka vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit, pavarësisht perceptimeve të ndryshme që kanë qarkulluar gjatë kësaj kohe, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, ata kanë zgjedhur që disa ditë pushimi t’i kalojnë së bashku në Ksamil.
Nga pamjet e publikuara, dyshja shfaqen duke shijuar bregdetin dhe kohën e lirë larg angazhimeve të përditshme.
Prania e tyre e përbashkët në këtë destinacion ka rikthyer edhe një herë vëmendjen mbi raportin që i lidh, i cili vijon të mbetet në fokus të publikut.










