Aksident i rëndë në rrugën Tepelenë-Gjirokastër, një grua dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ku automjeti është përplasur me pjesën anësore.

Bëhet e ditur se automjeti me drejtues Amir Çukun ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin mbajtës betoni në anën e djathtë.

Drejtuesi i automjetit udhëtonte së bashku me familjen e tij. Bashkëshortja Sadete Çuku dhe fëmijët E.Ç dhe L.Ç.

Si pasojë e aksidentit bashkëshortja është dërguar me autoambulancë për Spitalin e Gjirokastrës./A2Cnn