Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se përballja me flakët që rrezikuan banorët e Krujës, mund të kishte përfunduar me një bilanc tragjik.
Teksa përgëzoni forcat në terren për punën sfiduese, ai tha se dëmet ishin minimale, krahasuar me çfarë ndodh nga zjarret në vende të tjera europiane gjatë këtyre javëve përvëluese.
“Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshmeme zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese”.
Sipas Ramës, banorët e Krujës panë se nuk ishin vetëm gjatë orëve të vështira mes të shtunës dhe të dielës, kur në disa zona të bashkisë u lëshua dhe një urdhër evakuimi të banorëve.







