Nga e enjtja, 12 nëntor, Ahmet Krasniqi nuk figuron më zyrtarisht në listën e dëshmorëve të Kosovës. Qeveria ia ka hequr statusin ish-ministrit të parë të Mbrojtjes në qeverinë në ekzil, i cili ishte dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”. Por Krasniqi nuk është i vetmi personalitet që është larguar nga lista. Në të njëjtën listë janë hequr edhe emra të tjerë të njohur të historisë kombëtare.
Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit e Veteranit është mbledhur të enjten.
Ky komision, i cili vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka marrë një vendim skandaloz: ua ka hequr statusin e dëshmorit, invalidit, veteranit e pjesëmarrësit të luftës, mbi tre mijë vetave.
Në krye të saj është Ahmet Krasniqi, ish-ministri i parë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit.
Gazeta “Paparaci” ka siguruar listën e plotë të personave të propozuar nga Komisioni Qeveritar për t’u larguar nga lista e dëshmorëve.
Kjo listë i është dërguar Ministrisë së Punës dhe vendimi për heqjen e tyre nga lista është marrë dje, më datë 12 nëntor 2026. Megjithatë, gjatë ditës së sotme, zyrtari Valdon Krasniqi është paraqitur në Zyrën e Kryeministrit për ta tërhequr këtë listë.
Më poshtë gjeni listën e plotë të emrave të propozuar:










