Në debatin për çmimin e energjisë elektrike në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe deputeti i PDK-së, Eman Rrahamni.
Ai ka thënë se fajtore kryesore për shtrenjtimin e jetesës në Kosovë është ministrja Artane Rizvanolli për shkak të asaj se i ka menaxhuar me sektorin e energjetikës.
“Përgjegjëse për shtrenjtimin e jetës në Kosovë është kjo ministre [Artane Rizvanolli]”, ka thënë Rrahmani, shkruan Express.
“Po i dëmtoni qytetarët, ua keni rritur koston e jetesës”, ka shtuar Rrahmani, duke thënë se qytetarët s’janë ministra, s’kanë as shoferë e as nuk i kanë kushtet e jetesës së ministrave.
