“Krítikat? Janë pjesë e lojës, gjithmonë përpiqem të përmirësohem, të jap gëzim për njerëzit e Interit. Mendoj për familjen time dhe bëj më të mirën për ta. Sikurse them gjithmonë, çdo sezoni përpiqemi t’i shkojmë deri në fund, kemi fituar trofe që mungonin prej kohësh. Jam shumë i lumtur”, – tha sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në margjinat e “Gran Galà del Calcio Aic”.
“Jam gjithmonë i fokusuar tek ajo që duhet të bëj në fushë, pastaj ndeshjet mund të zhvillohen ndryshe, por e rëndësishme është që Interi të fitojë. Dy humbjet me Milanin dhe Atletico Madridin na dëmtuan. Në pjesën e dytë me Pisa, – analizon kapiteni zikaltër, – kemi luajtur më mirë, pas golit e kontrolluam ndeshjen ndryshe. Këtë sezon janë 4-5 ekipe me pak pikë diferencë, mendoj se do të jetë kështu deri në fund. Ka ekipe të forta që janë forcuar, kampionati është më i balancuar”.
Për marrëdhënien me Chivu: “Flasim çdo ditë dhe marr më shumë përqafime nga ai sesa nga gruaja ime… Është i ngjashëm me Inzaghin në dëshirën për lojë të bukur, por sot presojmë më fort dhe lart për ta rikuperuar shpejt topin”.
The post Lautaro për raportin me Chivu: Marr më shumë përqafime nga trajneri sesa gruaja ime appeared first on Telesport.









