Lamtumira e Franco Baresit. Bota e futbollit në zi, mesazhe prekëse për legjendën e Milanit

Bota e futbollit po i jep lamtumirën Franco Baresit, me mesazhe prekëse nga ish-bashkëlojtarë, rivalë, klube dhe institucione sportive. Homazhet për kapitenin historik të Milanit dhe legjendën e kombëtares italiane tregojnë respektin e jashtëzakonshëm që ai gëzonte në të gjithë botën e futbollit.

FRANCO BARESI FOREVER

Totti: “Mirupafshim, legjendë”
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, e kujtoi Baresin me një video të publikuar në Instagram nga ndeshja Roma-Milan e 12 tetorit 1996. Në pamje, një Totti shumë i ri duelon në ajër me mbrojtësin kuqezi, e kap nga këmbët për t’i shmangur rënien, ndërsa Baresi i përgjigjet me një buzëqeshje dhe një përkëdhelje. Krahas videos, Totti shkroi vetëm dy fjalë: “Mirupafshim, legjendë!”

Franco Baresi, one of the greatest defenders to have ever played the game,  has sadly passed away at the age of 66. In the 1994 World Cup final at  34-years-old, he put

Capello: “Meriton një Top të Artë pas vdekjes”
Ish-trajneri dhe ish-shoku i skuadrës, Fabio Capello, e kujtoi me emocion të madh Baresin në “Gazzetta dello Sport”. Ai riktheu në vëmendje debutimin e tij në vitin 1976, kur quhej me përkëdheli “Piscinin”, duke vlerësuar shpejtësinë, intuitën dhe inteligjencën taktike që e bënë, sipas tij, mbrojtësin më të mirë të kohës. Capello zbuloi gjithashtu se e bindi Baresin të mos pranonte ofertën e Juventusit kur në Milano mbërriti Arrigo Sacchi. Në fund, ai bëri një apel prekës: “Le t’i japim një Top të Artë si kujtim”.

AC Milan and Italy legend Franco Baresi has passed away aged 66. One of the  game's greatest defenders, Baresi won three European Cups and two UEFA  Super Cups, representing Italy on 81

Rivera: “Zemra dhe shpirti i Milanit”
Edhe Gianni Rivera kujtoi debutimin e Baresit në Serie A më 23 prill 1978 ndaj Veronës, duke e cilësuar një “të predestinuar”. Ai kujtoi se Baresi fitoi menjëherë titullin e vitit 1979 dhe refuzoi ofertat e Juventusit e Sampdorias për t’i qëndruar besnik Milanit. “Ai ishte zemra dhe shpirti i Milanit”, tha Rivera, duke e cilësuar Baresin “mbrojtësin më të madh të historisë së futbollit italian”, një lider të jashtëzakonshëm, shtëpia e të cilit mbeti përgjithmonë Milanello.

The post Lamtumira e Franco Baresit. Bota e futbollit në zi, mesazhe prekëse për legjendën e Milanit appeared first on Telesport.