Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shpërndarjen e Legjislatuarës së VI-të të Kuvendit të Kosovës.
Për shpërndarjen e Kuvendit kanë votuar 88 deputetë, 1 kundër dhe 2 abstenime.
Pas shpërndarjes së Kuvendit, Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në zgjedhje të parakohshme, të cilat pritet shumë shpejt t’i shpall Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.