Kimmich, pas eliminimit të Real Madridit: Kishte shumë dramë, por në fund fituam

“Sigurisht që pati shumë dramë. Nuk e nisëm ashtu siç kishim shpresuar, por në pushim e denim; sa më shumë të zgjaste ndeshja, aq më i madh ishte avantazhi për ne. Mendoj se ia vlejti të ndiqej deri në fund.

E dinim që para ndeshjes se të dyja skuadrat mund ta dëmtonin njëra-tjetrën; ne me presingun dhe posedimin, Reali me kundërsulmet. Fillimi nuk ishte ideal, pastaj ata shënuan një gol fantastik nga goditja e dënimit, më pas edhe një tjetër nga kundërsulmi. Pjesa e parë ishte plot aksione.

E dyta ishte pak më e qetë, me më pak raste dhe më pak spektakël, edhe pse pesë minutat e fundit e kompensuan këtë. Nuk mendoj se ishim në maksimumin tonë sonte, bëmë shumë gabime, por në fund fituam dhe padyshim që e pranojmë këtë. PSG është në formë të mirë. Përballjet me ta kanë qenë gjithmonë në nivel shumë të lartë. Mezi po i pres të dyja ndeshjet”.

The post Kimmich, pas eliminimit të Real Madridit: Kishte shumë dramë, por në fund fituam appeared first on Telesport.