Vjosa Osmani, në rolin e presidentes, vitin e kaluar e pati tërhequr lëndën nga Gjykata Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Shkak për këtë u bë gjyqtari serb Radomir Laban, i cili u konsiderua nga institucionet e sigurisë si rrezik për rendin kushtetues.
Mirëpo, tërheqja e lëndës nuk e ka mbyllur rastin automatikisht.
Kështu deklaroi gjatë emisionit Jehona Politike, autorja Jehona Bajrami-Gashi bazuar në një burim brenda Kushtetueses.
Ajo tha se rasti KO 205/ 25 po vazhdon të trajtohet.
Ndiqni deklarimin e autores së emisionit Jehona Politike:









