Drita fiton bindshëm në “Fadil Vokrri” dhe avancon në Ligën e Konferencës

Drita ka siguruar kalimin në fazën e play-offit të UEFA Conference League, pasi ka mposhtur Tre Fiorin me rezultat të thellë 5:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampionia e Kosovës e kishte fituar edhe ndeshjen e parë në San Marino me rezultat 4:1, duke e mbyllur kështu këtë përballje me rezultat të përgjithshëm 9:1.

Gjilanasit nuk u mjaftuan vetëm me administrimin e avantazhit nga ndeshja e parë, por dominuan plotësisht edhe në Prishtinë.

Në playoff, Drita do të përballet me Inter Club d’Escaldes të Andorrës.