,

Kurti vazhdon polemikat me opozitën: Vuçiqi ju do fort juve, por ju s’jeni më

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk po e do Asociacionin e draftit të emisarëve të BE-së dhe ShBA-së.

Gjatë polemikave me opozitën, Kurti tha se Vuçiqi po e do vetëm marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015.

“Ai po thotë asgjë tjetër nuk pranojë, vetëm 2013 dhe 2015. Ai po iu lypë juve, pra s’po e do draft-statutin e emisarëve, ai po e do marrëveshjen me ju. Po thotë “ku janë ata, ata po i dua unë”. Ju do fort juve ai, por s’jeni ju më”.

“Tash jeni në opozitë, qeveria është tjetër fare, a juve po iu do. Aq shumë po iu do juve, saqë veç 2013 dhe 2015 thotë, asnjë tekst tjetër. Ky është realiteti i këtij konteksti politik”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Kurti iu përgjigj opozitës edhe për kërkesën për qasje në draft-statutin e propozuar nga emisarët, duke thënë se “qasje në dokument për ‘Zajednicën’ nuk mund të ketë pasi s’ka dokument për të”.

“Është e vërtetë që një ditë para se të nënshkruhej nga ish-kryeministri Mustafa, është një letër e Moghernit, dërguar ish-kryeministrit, ku thotë që s’do të ketë kompetenca ekzekutive. Ta marrësh atë letër, e megjithatë ta nënshkruash të nesërmen këtë, kjo e bën situatën e rëndë”.

“Jemi sot në një kontekst politik, ku vetë emisarët evropianë dhe amerikanë e kanë hequr atë “Zajednicën” e 26 gushtit të vitit 2015 dhe unë e kam forcuar letrën e Mogherinit, e cila ishte mbajtur e shtypur dhe është forcuar nënshkrimi i 26 gushtit të vitit 2015. Me punën tonë të suksesshme politike dhe diplomatike jemi kthyer në natën mes 24 dhe 25 gushtit të vitit 2015. Tjerat s’ia vlejnë”, tha Kurti.

Related Posts