Menu Close

Kurti thotë se prodhimi i municioneve para vitit të ri “do të jetë testues”, e pjesa tjetër e Fabrikës përfundon në 2027

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit, Kurti thoshte se “fishekët e parë, 5.56 milimetra e 7.62 milimetra do të prodhoheshin para vitit të ri në Gjakovë”.

Ndonëse gjatë fushatës zgjedhore, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se municionet e para të Fabrikës së Municionit në Gjakovë do të prodhohen para vitit të ri 2027, tash, i pari i ekzekutivit thotë se në fund të vitit 2027, do të prodhohet municion testues, teksa pjesa tjetër e fabrikës do të përfundojë në vitin 2027.

“Për këtë projekt është lidhur kontratë e klasifikuar me kompaninë shtetërore turke MKE. Pagesa është kryer. Për shkak të klasifikimit të kontratës, vlera, shuma e pagesës, specifikat teknike, dhe hollësitë tjera s’mund të bëhen publike në këtë përgjigje dhe unë ju kërkoj ndjesë për këtë”, tha Kryeministri.

Ai, tha se janë kryer dy studime fizibiliteti, por që janë konfidenciale edhe detajet e të njëjtave.

“Para nënshkrimit të kontratës janë kryer dy studime fizibiliteti. Deri në fund të dhjetorit të vitit 2026 parashihet të përfundojë pjesa prodhuese e fabrikës dhe të realizohet prodhimi i parë testues i municioneve. Laboratorët, depot dhe pjesët tjera të kompleksit do të përfundojnë gjatë vitit 2027”, tha Kurti.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit, Kurti thoshte se “fishekët e parë, 5.56 milimetra e 7.62 milimetra do të prodhoheshin para vitit të ri në Gjakovë”.

“Në Jahoc të Gjakovës, janë nda tashmë 140 hektarë. Është një zonë industrial e mbrojtjes me një fabrikë me pjesët përcjellëse 19 hektarë. 500 metra e ka larg në vijë ajrore Aeroportin Ushtarak të Gjakovës. 19 kilometra e ka Babaj të Bokës larg. Dhe aty sivjet, fishekët e parë, 5.56 milimetra dhe 7.62 milimetra do të prodhohen para vitit të ri”, u tha Kurti mërgimtarëve në Zvicër në maj të këtij viti.

Related Posts