Menu Close

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” në Shqipëri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” gjatë një vizite zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Jashari u prit me nderime ushtarake nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), gjenerallejtënant Arben Kingji.

Në takimin mes dy gjeneralëve u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij dhe angazhimin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave, komandanti i FSK-së u nderua me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura”.

Ky dekorim vlerësohet si shprehje e marrëdhënieve të ngushta të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Related Posts