Kryeministri Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, teksa ka bërë të ditur se sot do ta takojë presidenten Justina Shiroka-Pula.
“Kam takim në orën 11:00 te presidentja”, tha shkurt Kurti për Gazetën Online Reporteri.net, por nuk ka treguar se për çka do të bisedojnë me të presidenten Shiroka – Pula.
Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nxitur kritika nga partnerët ndërkombëtarë. Bashkimi Evropian dhe Gjermania kanë shprehur shqetësim, duke vlerësuar se ndryshimet mund të prekin pavarësinë e Gjykatës Speciale dhe të bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës. Edhe vetë Specialja ka bërë të ditur se nuk është konsultuar për këto ndryshime.
Në anën tjetër, PDK dhe OVL-UÇK i kanë kundërshtuar këto qëndrime, duke argumentuar se Kuvendi ka të drejtë të ndryshojë ligjin dhe se ndryshimet synojnë vendosjen e Gjykatës brenda kornizës kushtetuese të Kosovës.
