Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria Haradinaj ishte qeveri e terpisë.
“Qeveria e fundit ishte e babëzisë, terpisë. Gjyshja ime thoshte ‘a e ka grykën e uritur, apo syrin. Grykën edhe e ngopim, po syri e pi ujin e detit’. Qeveria e fundit ishte e terpisë”, ka deklaruar ai në Rubikon të KTV-së.
Ai ka përjashtuar çdo mundësi të koalicionit paszgjedhor me PDK-në duke thënë se kjo parti duhet të dalë në opozitë, “përndryshe shteti mbetet i kapur”.
“S’bëhem kryeministër me PDK-në. Bëhem me VV-në e kam dashur të jem me LDK-në. LDK-ja ka bashkëmenaxhuar, por s’e ka kapur shtetin”, ka thënë ai.