Gjyqtari somalez, Omar Artan, ishte përzgjedhur nga FIFA për të arbitruar në ndeshjet e Kupës së Botës 2026. Edhe pse kishte vizë amerikane, atij iu refuzua hyrja nga autoritetet vendase me arsyetimin se kishte probleme sigurie, që lidhej me dyshimin për përfshirje direkte ose inderkte me njerëz dhe organizata terroriste.
Pas këtij zhgënjimi, Omar Artan u rikthye në vendlindje, ku u prit si hero. Presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, do ta shpërblejë arbitrin me një shtëpi të madhe me 5 dhoma gjumi dhe me të gjithat kushtet e tjera të përshtatshme, sipas medieve vendase.
Kjo dhuratë e presidentit shihet si një akt mbështetje ndaj arbitrit, i cili mori një surprizë të hidhur nga vendi organizator i këtij Botërori. Omar Artan është përzgjedhur nga UEFA për të vendosur drejtësinë në finalen e Superkupës së Europës në gusht, mes PSG-së dhe Aston Villa-s.
The post Kupa e Botës: Nuk u lejua nga SHBA, arbitrin somalez e shpërblejnë në vendlindje appeared first on Telesport.








