“Faleminderit Zot”, Neymar me mesazh prekës pak para sfidës ndaj Marokut

Brazili luan sonte në mesnatë ndeshjen e parë në grup, atë ndaj Marokut. Neymar do të mungojë në ndeshjen e parë për shkak dëmtimi. Sulmuesi mendohet të jetë i gatshëm për sfidën e dytë në grup, atë ndaj Haitit.

Pavarësisht se është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në listën zyrtare të ekipit brazilian, Neymar ka marrë leje dhe do të gjendet në pankinë për të përkrahur moralisht shokët e tij.

Pak para ndeshjes, Neymar ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet mirënjohës për këtë që po përjeton, pra pjesëmarrjen në Botëror, duke ditur gjithë kalvarin e ngjarjeve.

“Faleminderit Zoti im… faleminderit që më lejove ta jetoj këtë edhe një herë”, shkruan Neymar.

The post “Faleminderit Zot”, Neymar me mesazh prekës pak para sfidës ndaj Marokut appeared first on Telesport.