Jonathan David u transferua falas verën e kaluar nga Lille te Juventus dhe pritej shumë prej tij. Por, kanadezi ishte një nga zhgënjimet e mëdha në sezonin e tij të parë në Serie A.
26-vjeçari kontriboi me 6 gola dhe 4 asiste, por rendimenti i tij në fushë ishte shumë larg pritshmërive. Duke qenë se te Juventus do të nisin një projekt të ri, pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League, Jonathan David nuk do të jetë pjesë e tij.
Sipas CalcioMercato.it, drejtuesit e klubit bardhezi kanë vendosur të nxjerrin në shitje sulmuesin kanadez për shifrën 25 milionë euro. Destinacioni më i mundshëm ëpr të duket Turqia, ku ka interes konkret nga Fenerbahce.
Përveç Jonathan David, nga Juventus pritet të largohen edhe dy përforcimet e tjera të kryer vjet për sulmin, si Lois Openda apo edhe Edon Zhegrova.
The post E transferoi me kosto zero, Juventus nxjerr në shitje sulmuesin për 25 milionë euro appeared first on Telesport.







