Në Seattle, luhet ndeshja e parë për grupin G, mes Belgjikës dhe Egjiptit. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 në favorin e kombëtares afrikane.
Minutat e para ishin të barabarta për të dy ekipet. Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, ku pas një aksioni të shpejtë të egjiptianëve dhe asistit të Mohamed Salah, ishte Eman Ashour i cili shënoi një supergol me një goditje fantastike me të djathtën nga distanca.
Në minutën e 33-të, Egjipti i afrohet golit të dytë, por goditja e Mostafa Ziko në të majtën e portës, devijohet në momentin e fundit nga Thibaut Courtois dhe topi shkon në këndore.
Rasti më i mirë për Belgjikën ishte në kohën shtesë, ku Jeremie Doku pranë pikës së penalltisë, kishte një shans ideal për të barazuar shifrat, por goditja e tij la për të dëshiruar. Pjesa e parë, Belgjikë-Egjipt 0-1.
The post Kupa e Botës: Egjipti befason Belgjikën me një supergol në pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.








