Anglia nis të mërkurën udhëtimin në Kupën e Botës 2026, në përballjen e parë ndaj Kroacisë. Pak para sfidës së parë në grup, Anglia ka rënë pre e hajdutëve gjatë transportit nga kampi përgatitor në Florida drejt bazës stërvitore në Kansas City.
Ndër gjërat e humbura janë takat personale të emrave më të mëdhenj të Anglisë, si Harry Kane dhe Jude Bellingham. Po ashtu, hajdutët morën pajisje të shtrenjta analitike, tabelat taktike të përdorura nga Thomas Tuchel dhe stafi i trajnerëve, si dhe disa tavolina masazhi.
Deri tani raportohet se policia vendase ka ndaluar dy nga personat e përfshirë nga grabitje. Pas këtij incidenti, Anglia ka vedosur të ndryshojë bazën e saj stërvitore.
The post Kupa e Botës 2026: Anglia bie pre e hajdutëve, Kane dhe Bellingham “mbeten pa taka” appeared first on Telesport.







