Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot një mbledhje të përbashkët të Kryesisë së partisë me kryetarët e degëve, duke filluar nga ora 15:00.
Sipas burimeve të Periskopit, në këtë takim pritet të diskutohet situata aktuale brenda partisë, ku disa degë dhe figura të larta të LDK-së kanë dalë publikisht duke kërkuar përgjegjësi politike nga udhëheqja, madje edhe dorëheqjen e kryetarit, Lumir Abdixhiku.
Pakënaqësitë janë shtuar pas rezultatit të dobët zgjedhor dhe mënyrën e drejtimit të partisë, ndërsa brenda LDK-së po kërkohet përcaktimi i përgjegjësive politike.








