Pas eliminimit të Turqisë nga Kupa e Botës në fazën e grupeve, Hakan Calhanoglu publikoi një postim të gjatë në rrjetet sociale drejtuar tifozëve turq. “Ka shumë për të thënë por asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë zhgënjimin dhe dhimbjen që po ndiej“, tha lojtari i Inter.
“Kemi ëndërruar për këto ditë për një kohë të gjatë. Ne donim ta përfaqësonim vendin tonë në formën tonë më të mirë në Kupën e Botës, për t’u dhënë popullit tonë një ndjenjë krenarie të paharrueshme. Fatkeqësisht, nuk ia dolëm. Çdo ditë ndjeva krenarinë dhe përgjegjësinë e madhe të veshjes së kësaj fanelle”, tha Calhanboglu.
“Si kapiten i kësaj skuadre, jam i pari që marr përgjegjësinë për këtë rezultat. E di… Je i trishtuar. Je i zhgënjyer. Je i zemëruar. Disa nga kritikat që morëm ishin të ashpra, ndërsa të tjerat ishin plotësisht të justifikuara. Sepse kushdo që vesh këtë fanellë mban mbi supe shpresat e këtij vendi”, shtoi kapiteni turk.
“Ne nuk ishim në gjendje t’i shlyenim ato shpresa në fushë. Dhe unë ndiej përgjegjësinë për këtë më shumë se kushdo tjetër, së bashku me ekipin. Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me fitoret. Ndonjëherë, prova më e madhe është të jesh në gjendje të ngrihesh nga vendi ku ke rënë“, përfundoi Calhanoglu.
The post Turqia jashtë Kupës së Botës, Calhanoglu: Jam edhe unë përgjegjës, tani le të ngrihemi në këmbë appeared first on Telesport.








