Kryeqyteti është i ngulfatur nga mbeturinat në çdo vend. Mjafton ta bësh një gjiro dhe kudo nëpër rrugë, trotuare, hyrje ndërtesash e vende të ndryshme shihen të ‘ekspozuara’ mbeturinat të cilat ua zënë frymën qytetarëve nga kundërmimi i erërave të tyre.
Lexuesi i Fokusi.info na dërgoj këtë fotografi, ku shihet se buzë Lumit Prishtevka në Lagjen Fusha e Pajtimit në Prishtinë, hedhen shumë bërllogje nga qytetarë të pandërgjegjshëm, të cilat barten përmes traktorëve dhe makinave.
Aty thuhet se rrezikohen njerëzit e sidomos fëmijët, sepse për shkak të mbeturinave ka edhe shumë qenë endacak./Fokusi.info/