Kreydiplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca ka mirëpritur rezolutën e tre kongresistëve amerikanë e cila mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ai mes tjerash e cilësoi këtë nismë si hap të rëndësishëm për sigurinë rajonale.
“E mirëpres prezantimin e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe i falënderoj kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”.
“Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të komunitetit transatlantik”, ka thënë Konjufca përmes një njoftimi në X









