Gënjeshtar e frikacak, e ka quajtur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai në Debat Plus, tha se ai “ende vazhdon të jetë mashtrues, ende vazhdon të mos e tregoj të vërtetën”.
Krasniqi e quajti frikacak Kurtin, për shkak se sipas tij ai ka frikë nga e vërteta.
“Tuc gjithqysh, tuc ka qenë, tuc është, tuc ka me përfundu karrierën. Sepse tuta kryesore është të frikohet të mos e flasë të vërtetën. Ky ka dalë prej takimit duke u krekos që e ka pranu marrëveshjen e nuk tregonte se e ka pranu Asociacionin”, ka thënë ai.
Krasniqi tha se Kurti ka bërë që bashkësia ndërkombëtare ta humb besimin te Kosova.